Welcome and Enjoy our Site
 
ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ac Milan Me Te Rejat Reth Klubit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 80
Join date : 02/06/2009
Age : 22
Location : GjaKoVaa Kuqe :D

MesazhTitulli: Ac Milan Me Te Rejat Reth Klubit   Tue Jun 02, 2009 1:29 pm

BECKHAM: SHPRESOJ TË MË DUAN SËRISH TE LA GALAXY


Mesfushori anglez u bë protagonist i grindjeve mes Galaxy dhe Milan deri sa plotësoi dëshirën për të luajtur në serie A, por tani ka frikë nga sjellja e tifozëve

Futbollisti anglez David Beckham e ka kaluar gjysmën e sezonit në Serie A duke luajtur për Milanin ku fillimisht duhej të qëndronte vetëm dy muaj.

Mirëpo, pas një paraqitje të mirë dhe argëtuese që pati anglezi duke luajtur krahas yjeve, si Kaka, Ronaldinho, Pirlo dhe Maldini, ai vendosi ta zgjaste qëndrimin e tij deri në fund të sezonit, duke i hidhëruar kështu tifozët e LA Galaxy, të cilët e konsiderojnë si ‘tradhëtar’.

Ndërsa tani Beckham do të kthehet sërish te skuadra e tij dhe shpreson që ta fitojë sërish simpatinë e tifozëve të skuadrës amerikane. “Shpresoj që të më duan kur të kthehem, mirëpo asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt”, ka thënë Beckham për “Los Angeles Times”. / ikubinfo / foto: ibnlive / 2 Qershor 2009



------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
-----------


ANCELOTTI: MUND TË JU SJELL LOJËTARË NGA AC MILAN

Trajneri i klubit të Chelsea, Carlo Ancelotti, thotë se ai mund të sjell lojtarë nga ekipi i Milan dhe se do ta bënte këtë gjë me shumë kënaqësi, duke e bërë kështu klubin londinez të Chelsea edhe me më shumë super-yje.

“Me gjithë qejf do të sillja lojtarët të mëdhenj nga Milan, bashkë me veten, pasi që kam marrëdhënie të shkëlqyera me ta.” tha ish-trajneri i Milan.

Kur ai është pyetur nga gazetarët se a do të mund të sjell edhe mes-fushorin Gennaro Gattuso’n në klub, ai u përgjigj – “Ai është simboli i klubit, dhe do të ishte vendim i mirë për të, të qëndrojë në klub”.

Mirëpo, Andrea Pirlo dhe Kakha Kaladze thuhet se janë afër kalimit në Stamford Bridge për tiu bashkëngjitur ish trajnerit Ancelotti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 80
Join date : 02/06/2009
Age : 22
Location : GjaKoVaa Kuqe :D

MesazhTitulli: Re: Ac Milan Me Te Rejat Reth Klubit   Wed Jun 03, 2009 3:53 pm

Gattuso - Katastrofe Nese Largohet KAKa



Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, nuk dëshiron të komentojë në lidhje me largimin e Leite Kaka, përderisa nuk ka asgjë zyrtare, por pranon se do të jetë dëm nëse braziliani largohet.
“Përderisa transferimi nuk është zyrtar, do të ishte më mirë të mos komentoja. Nëse ai largohet, atëherë do të jetë shumë zhgënjyese, pasi Milan do të humbë një kampion, një person i cili mund ta sjellë fitoren kur është në formë”, ka thënë Gattuso.

“Nëse Milani vendos ta shesë Kakan, ky është vendim i klubit pasi ata tashmë e kanë vlerësuar situatën”, ka shtuar italiani.

Mediat italiane dhe spanjolle shkruajnë se Kaka është në prag të kalimit në Real Madrid, ndërsa kjo do të zyrtarizohet të hënën. Braziliani raportohet se do të mbajë fanellën me numër 5 në Santiago Bernabeu.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Edhe Pato Drejt Largimit :!



Kaka nuk është i vetmi lojtar i Milanit, i cili duket të jetë në largim. Pas shfaqjes së interesimit nga Chelsea, qëndrimi i Alexandre Patos te Rossonerët nuk është i sigurt, thotë agjenti i tij, Gilmar Veloz.
“Milani duhet të vendosë për situatën e Patos. Ne jemi entuziastë për interesimin e Chelseat, mirëpo Milnai e ka fjalën e fundit”.

“Pato ka një kontratë me Milanin, mirëpo nëse skuadra do të arrijë marrëveshje me Chelsean, atëherë ne jemi të hapur për t’i filluar bisedimet”.

“Tash për tash nuk mund t’u garantoj tifozëve nëse Pato do të qëndrojë te Milan, skuadra nuk është e imja dhe vetëm ndonjë anëtar i menaxhmentit të klubit mund ta japë përgjigjen e duhur”, ka thënë Veloz për Repubblica.it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ac Milan Me Te Rejat Reth Klubit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LISTË SPIUNASH
» Kadri Mani: Në përkujtim të Milan Shuflaj, me rastin e 78 vjetorit te vrasjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
K0s0va HacK3rs :: ..::Tema Te Ndryshme::.. :: Sport-
Kërce tek: