Welcome and Enjoy our Site
 
ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arsenal Fc Me Te Rejat Reth Klubit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 80
Join date : 02/06/2009
Age : 22
Location : GjaKoVaa Kuqe :D

MesazhTitulli: Arsenal Fc Me Te Rejat Reth Klubit   Tue Jun 02, 2009 1:34 pm

ARSHAVIN: PËRSHTATEM ME ARSENALIN!

Fantazisti rus: S’jam dhe aq i mirë sa për Barcelonën, ndërsa Seria A është e mërzitshme.

Arshavini shprehu lehtësimin e tij që nuk u bashkua me Barcelonën dhe shpjegoi se kurrë nuk ka dashur të luante në Itali. Futbollisti i Arsenalit nuk “e rrudh aspak gjuhën” kur shpjegon se përse nuk u zhvendos në “Kamp Nou” dhe se përse kurrën e kurrës nuk do të mund të luante në Serie A, kjo për shkak të natyrës mbrojtëse të saj.

Pas lëvizjes në Angli, në janar, Arshavini tregoi çaste të asaj që mund të bëjë ai, por ende ndjehet se nuk do të ishte në atë nivel, sa të “saldonte” një vend titullari në skuadrën aktuale të Pep Guardiolës.

“Pata një ofertë nga Barcelona, por Zeniti nuk ishte i kënaqur. Përpiqem të mos mendoj se ç’do të kishte ndodhur dhe të paktën, tek Arsenali po luaj. Tek Barcelona mendoj do të isha ulur në stol si Aleksandr Hlebi”, u shpreh ai për “the Daily Mail”.“

Cilin futbollist do të kisha zëvendësuar, Tierri Henrinë? Jo, ai është shumë i mirë dhe mendoj se Mesi do të jetë Futbollisti FIFA i Vitit.

Nëse do të mundja, do të votoja për Mesin; qoftë edhe sikur vetëm të numrosh golat, pasimet tejet të bukura tijat dhe të kundrosh në këndvështrimin statistikor, Mesi do të fitojë mbi Ronaldon.

Kjo do të ndahet në pak gjë, por Mesi ka qenë më mirë. Pra, ku do të luaja tek Barcelona? Sezonin e shkuar, sapo mësova se do të largohesha nga Shën Pjetërburgu, zgjedhja ime ishte Anglia dhe Spanja, kurrë Italia. Mendoj se liga angleze, aktualisht është më e mira që ka qenë ndonjëherë, ndërsa në Itali ka futboll shumë mbrojtës, të mbyllur. Kjo nuk më pëlqen.

Më pëlqen ndershmëria e futbollit anglez, ku askush nuk dorëzohet dhe thuajse të gjithë futbollistët më të mirë luajnë këtu. Futbolli italian është në fund për shkak të skandaleve të tij dhe liga e tyre nuk është shumë interesante. E dua Barcelonën për të njëjtat arsye siç dua Arsenalin. Ngjan madje se ato nuk mendojë as për rezultatin, ato vetëm duan të luajnë, të shënojnë; nëse humbasin, OK, ato do të largohen dhe do të bëjnë lojë të bukur përsëri dhe do të kenë sukses herën tjetër. Tek Arsenali i gjithë mendimi ynë është se si të sulmojmë, se si të shënojmë, se si të pasojmë.

Ne nuk mendojmë dhe aq për mbrojtjen. Ndoshta për rezultatet kjo nuk është e mirë, por më pëlqen kështu”. /kospress/


----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

FABREGAS E LAKMON BARCELONËN

Barcelona pritet të ofrojë 45 milionë euro në drejtim të Arsenalit për të marrë shërbimet e mesfushorit Çesk Fabregas.


Lajmi bëhet i ditur nga “Sunday Mirror”, e cila thotë se kapiteni i “topçinjve” do të jetë objektivi kryesor i kampionëve të Evropës në merkaton e verës.

Deklarata e fundit e Fabregasit është një shtysë më shumë për skuadrën katalanase. “Barcelona është ekipi që e ëndërrojnë të gjithë lojtarët”, u shpreh para dy ditësh vetë mesfushori spanjoll.

Tekniku i Arsenalit, Arsen Venger, nuk do të pranonte në asnjë mënyrë të lëshonte “xhevahirin” e tij më të çmuar. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Venger mund të thotë sërish, “sikur të kishim pasur edhe”. / g.start / foto: goal.com / 1 Qershor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Stxx.1 |GjaKoWaR!!1
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 80
Join date : 02/06/2009
Age : 22
Location : GjaKoVaa Kuqe :D

MesazhTitulli: Re: Arsenal Fc Me Te Rejat Reth Klubit   Wed Jun 03, 2009 3:55 pm

Arsenali nënshkruan me mbrojtësin belg Vermaelen


Mediat angleze shkruajnë se Arsenali ka nënshkruar sot me mbrojtësin belg të Ajaxit, Thomas Vermaelen, për një shumë rreth 10 milion funte.
Belgu së fundi është lidhur vazhdimisht me një kalim në klubin londinez, dhe tash duket se trajneri Arsene Wenger e ka përvetësuar lojtarin e kërkuar.

Vermaelen, 23-vjeçar, ka pasur një paraqitje impresive për Ajaxin këtë sezon dhe pritet të jetë pjesë e ekipit të parë të Arsenalit. Transferimi pritet të bëhet zyrtar brenda dy ditëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Arsenal Fc Me Te Rejat Reth Klubit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
K0s0va HacK3rs :: ..::Tema Te Ndryshme::.. :: Sport-
Kërce tek: